Kujdes Shëndetin Mendor

🌿Kujdes Shëndetin Mendor 🍃

A keni dëgjuar për Ekoterapinë?

Cfarë ndikimi ka mjedisi në shëndetin tonë mendorë?

📚Trajtojmë ketë temë me Egzon Sadiku,Psikolog Klinik dhe Drejtor për Mbrotjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës.

💚 Ekoterapia është një formë e terapisë që përdor kontaktin me natyrën për të përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik të një personi. Ajo mund të përfshijë aktivitete si ecje në natyrë, kopshtari, kampim, ose thjesht qëndrimin në ambiente natyrore. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin mendore duke ulur nivelet e stresit, duke rritur qëndrueshmërinë emocionale dhe duke ndihmuar në shërimin e traumave.

🌱 Sipas Sadikut, për të krijuar një ambient të shëndetshëm për shoqërinë tonë, është e rëndësishme të investojmë në mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit.

📌Kjo përfshin praktika si rishikimi i politikave mjedisore, përdorimi i burimeve të energjisë së ripërtishme, mbështetja e programeve të riciklimit dhe investimi në hapësira gjelbëruese. Krijimi i një mjedisi të jetesës miqësor ndaj natyrës mund të përmirësojë jo vetëm shëndetin tonë fizik, por edhe shëndetin tonë mendor.

🌿 Ekoterapia përdoret si formë e psikoterapisë duke përfshirë natyrën në trajtimin e shqetësimeve mendore. Terapistët mund të udhëheqin sesione terapeutike në hapësira natyrore ose të përdorin elemente të natyrës në trajtimin tradicional në zyrën e tyre. Kjo mund të përfshijë aktivitete si meditim në natyrë, terapi kopshtari, apo thjesht qëndrimin në ambiente natyrore për të lejuar qetësinë dhe relaksimin.

#kujdesshëndetinmendor#tikerëndësi#ndërgjegjësim#kujdesmjedisin Egzon Sadiku