Ankthi Social te Adoleshentët

🍃 Ankthi Social te Adoleshentët 👈

Ankthi social te adoleshentet është një formë e ankthit që karakterizohet nga frika dhe shqetësimi i tepërt në situata sociale. Adoleshentët mund të përjetojnë ankth të shpeshtë dhe të intensifikuar në lidhje me përvojat sociale si përshëndetja e njerëzve, bisedat me të tjerë, performancën në publik, ose ndonjë aktivitet që përfshin prezencën e tyre në një grup.

🍃 Në kuadër të kampanjës së ndërgjegjësimit për shëndetin mendor Zyl Shptafoviq, Psikologe nga Ulqini, trajton temën e ankthit social te adoleshentët.

👒 Simptomat e ankthit social te adoleshentet përfshijnë ndjesinë e një tensioni të brendshëm, frikën nga vlerësimi negativ nga të tjerët, frikën e turpëruarit, dhe ndjenjat e izolimit. Kjo mund të shoqërohet edhe me simptoma fizike si dridhje, djersitje e tepërt, mundim, ose probleme me gjumin.

📌 Si prindër, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për sfidat që adoleshentët mund të përjetojnë, përfshirë ankthin social. Në këtë periudhë të rëndësishme të zhvillimit të tyre, ata janë të përfshirë në eksplorimin e përvojave të reja dhe zhvillimin e vetëbesimit. Megjithatë, kjo periudhë mund të shoqërohet edhe me sjellje që mund të na shqetësojnë.

– Është e kuptueshme që si prindër të ndjeheni të shqetësuar, por duhet të kujtojmë se kërkesa për pavarësi dhe liri është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të tyre. Duke i ofruar mbështetje dhe ndihmë për të kuptuar dhe për të përballuar këto sfida, ju mund të ndihmoni fëmijët tuaj të zhvillojnë një ndërgjegje të fortë për veten dhe të shndërrojnë ankthin social në një mundësi për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.
Zyl Shaptafoviq- Psikologe Klinike
#kujdesshëndetinmendor#tikerëndësi#assistkosovo