Muaji Maj, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor

🍀Muaji Maj, muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor 🍃

📌 Në kuadër të kampanjës #tikerëndësi sot, do të trajtojmë temën e çrregullimeve në sjellje tek fëmijët, bashkë me Psikologen Sara Hasani💚

👉Nëse një fëmijë shfaq probleme në sjellje, si refuzimi për ti bërë detyrat e shtëpisë ✍️ apo refuzimi për të shkuar në shkollë 🎓 është e rëndësishme të përpiqemi të kuptojmë arsyet e kësaj sjelljeje dhe të veprojmë me kujdes!

🍃Disa hapa të mundshëm që mund të ju ndihmojnë sipas Psikologes Sara Hasani janë:

🌖 Bisedoni me fëmijën për arsyet e refuzimit të detyrave dhe shkollës. Ndërkohë, dëgjoni me kujdes dhe pa gjykuar. Kuptoni ndjenjat 🤗

🌟Sigurohuni që fëmiu të ndiejë se mund të flasë hapur për problemet dhe shqetësimet e tyre. Jepni këshilla dhe mbështetje për të ndihmuar fëmijën të kuptojë se çfarë po ndodh dhe si t’i adresojë ato.

⚡️ Nxitni fëmijët që të shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre. Përpjekjet për të gjetur zgjidhje pozitive mund të përfshijnë gjetjen e alternativave për të adresuar shqetësimet dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve.

🍃 Nëse shkaku i refuzimit të detyrave është i lidhur me ankthin apo problemet shëndetësore, konsultohuni me një profesionistë të shëndetit mendor.

🍀 Sigurohuni që të vendosni rregulla të qarta dhe të kuptueshme për të krijuar një ambient të qetë dhe të rregullt. Ndihmoni fëmijën të kuptojë rëndësinë e përmbushjes së detyrave dhe shkuarjes në shkollë.

🌱 Krijoni bashkëpunim me shkollën, komunikoni me mësuesit për të diskutuar për sjelljet dhe për të gjetur mënyra për të mbështetur fëmijën në ambientin shkollor.

🌿 Nxitni aktivitete pozitive dhe shpërblime: Inkurajoni veprimtaritë dhe sjelljet pozitive duke ofruar shpërblime dhe përkrahje për përpjekjet e mira dhe për përmirësimin e sjelljes.

💚 Kujdesi dhe mbështetja juaj mund të jenë vendimtare për të ndihmuar fëmijën të shkojë përpara dhe të zhvillohet në një mënyrë të shëndetshme dhe pozitive.

#kujdesshëndetinmendor#tikerëndësi#ndërgjegjësim#assistkosovo