VARËSIA NGA INTERNETI

📱VARËSIA NGA INTERNETI 🔚

📲 Studimi I realizuar në Kosovë 2024, konfirmon që të rriturit dhe fëmijët kanë nivel të njejtë të varësisë nga interneti.

🔛 Kjo sipas studentes së Psikologjisë Naxhije Krasniqi, është mjaft shqetësuese dhe thotë që të gjithë ne duhet të adresojmë ketë shqetësim dhe të gjejmë forma që kjo të parandalohet!

vazhdim të kampanjës së ndërgjegjësimit për shëndetin mendor, Krasniqi këshillon prindërit:

🌿 “Fëmijëve ju duhet një botë me ngjyra,dhe jo ajo e kufizuar.Qëndrimi i tyre në rrjetet sociale kufizon imagjinatën e tyre.Gjëja e duhur e secilit prind për të bërë është të ofrojnë një libër apo një pikture të krijuar së bashku para se ti blejnë një telefon.

Beji të lumtur me gjëra të thjeshta, përjeto lumturinë bashkë me femijët tuaj” Naxhije Krasniqi- Studente e Psikologjisë,Universiteti AAB.📚

Ndër të tjera është gjetur që ❌ përdorimi i tepruar dhe kompulsiv i internetit është një shqetësim për shëndetin mendor e cila shoqërohet me probleme të rënda si stresi, ankthi, depresioni dhe vetmia. Kjo varësi nga bota digjitale mund të çojë në izolim social, shkallë të ndërprera gjumi dhe një rënie të përgjithshme të mirëqenies.

🔴 Për më tepër, përdorimi i tepërt i internetit mund të përkeqësojë problemet ekzistuese të shëndetit mendor ose të shkaktojë të reja, duke krijuar një cikël varësie dhe shqetësimesh psikologjike.

#kujdesshëndetinmendor#tikerëndësi#assistkosovo#ndërgjegjësim